Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, nuk është duke pasur një karrierë të mirë tek Chelsea.
Që nga ardhja e tij nga grumbullimi i Kombëtares së Shqipërisë, pas “Euro2024”, nuk është stërvitur me skuadrën e parë të Chelseat duke mos marrë pjesë as edhe ndeshjet miqësore para fillimit të sezonit si dhe duke stërvitur me U/21 e skuadrës angleze, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo 24 orët e fundit, sipas mediumeve angleze do të jenë vendimtare se ku do të vazhdojë të luaj ylli shqiptar.
Është përfolur për interesim të Milanit, Southamptomit etj, mirëpo siç raporton eksperti i transferimeve, çështja e Brojës tanimë është përfunduar ndërsa do të transferohet në formë huazimi tek skuadra e Ipswich Star, andaj Broja nuk pritet të largohet nga Premier League.
Sipas asaj që ka raportuar Fabrizio Romano, tanimë janë aranzhuar testet mjekësore për yllin shqiptar, ndërsa është arritur marrëveshja formale mes dy klubeve.
Orët në vazhdim do të përcaktojnë fatin e karrierës së 22-vjeçarit. /Arbresh.info/
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin