Sezoni i Ligës së Kampionëve u mbyll disa ditë më parë me finalen e PSG-Bayern Munich e fituar nga skuadra gjermane me rezultatin minimal 0-1.
Ishte Bayerni skuadra kampione që ngriti lartë trofeun në këtë sezon të pazakontë që u luajt me ndeshje teke.
Në faqen zyrtare, UEFA ka bërë të ditur edhe 23 lojtarët më të mirë të këtë edicioni të Championsit. Në listë dominojnë lojtarët e Bayern Munich e PSG-së, por edhe të skuadrave surprizë si Lyon, Leipzig, dhe Atalanta.
Ajo që bie në sy është edhe prezenca e Leo Messit, por edhe mungesa e Cristiano Ronaldos. Juventusi u eleminua nga Lyoni që në 1/16 duke mos kaluar në çerekfinale e siç duket kjo ka penalizuar jo pak sulmuesin portugez, pavarësisht se kishte përformanca të mira.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...