Sot starton gara më e fortë në rruzull, Liga e Kampionëve, ku marrin pjesë 32 klube të ndarë në tetë grupe.
Anglia, Gjermania, Spanja dhe Italia i kanë nga katër ekipe secila, duke përbërë gjysmën e klubeve pjesëmarrëse, gjithsej 16.
Zakonisht edhe fituesi vjen prej këtyre vendeve, sic ka ndodhur në 15 vitet e fundit.
I fundit që nuk vjen nga katër kampionatet e mëdha është Porto, kur e fitoi në vitin 2003/2004.
Ndërsa janë plot 22 shtete nga Evropa që asnjëherë nuk kanë arritur të dërgojnë së paku një klub në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, duke e dëshmuar edhe njëherë, diferencën e madhe mes pjesëmarrësve.
Në këtë listë edhe Shqipëria dhe Kosova.
22 vendet janë: Shqipëria, Andorra, Armenia, Bosnja & Hercegovina, Estonia, Ishujt Faroe, Gjeorgjia, Gjibraltari, Islanda, Kosova, Latvia, Lihtenshtein, Lituania, Luksemburgu, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Irlanda e Veriut, Maqedonia e Veriut, Republika e Irlandës, San Marino, Uells.
Shumica këtyre shteteve, kanë futboll më të dobët, duke e përjashtuar Uellsin, pasi klubet më të forta bëjnë pjesën në Ligën Premier, Cardiff City dhe Sëansea. /Telegrafi/
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania