Google ADS

Chelsea pa James dhe Mount për pjesën e mbetur të stinorit

17:59 | 25 Prill 2023
Orgesa Haziri

Frank Lampard ka dhënë një përditësim për lëndimet e Reece James dhe Mason Mount.

Të dy janë të lënduar dhe do ta humbasin ndeshjen me Brenford, por trajneri i Chelseas ka thënë se ata mund të mungojnë për pjesën e mbetur të sezonit.

“Reece James nuk është i disponueshëm. Ndoshta për sezonin. Mason Mount ndoshta e njëjta gjë. Potencial për ndeshjen e fundit, por ndoshta jo. Kai [Havertz] nuk do të jetë i disponueshëm nesër.”

Chelsea ndodhet në vendin e 11-të në ligën angleze për momentin, 20 pikë larg vendeve që të qojnë në Champions League dhe 11 pas Liverpoolit të vendit të shtatë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme