2021 ishte padyshim tjetër vit historik për sportin e xhudos, e kjo pasi nga Lojërat Olimpike të Tokyos u kthyem me dy medalje të arta. E padyshim që kjo ishte arritje historike për vendin tonë.
Në “Tokyo 2020” u përfaqësuam me pesë xhudistë, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka,të gjithë këta me norma olimpike.
Por, të gjitha shpresat ishin tek tre xhudistë, Majlinda, Nora e Distria – të kthehen nga Tokyo secila me nga një medalje, pavarësisht se edhe për xhudistët tjerë nuk përjashtohej aspak mundësia që të siguronin medalje.
Me mbërritje në Fshatin Olimpik, xhudistët tanë kishin mësuar kundërsharët e tyre me të cilët do të përballeshin.
Distria Krasniqi, e cila ishte edhe si e para në ranglistën botërore të xhudos, raundin e parë e kishte kaluar pa luftë në kategorinë deri në 48 kilogram.
Raudin e dytë, Distria e Kloi pasi arriti të mposht xhudisten braziliane, Gabriela Chibana, ku ndaj saj kishte fituar me një hedhje të bukur për “Ippon”.
Në çerekfinale të kësaj gare ishin përballur me xhudisten nga Taipei Kinez, Chen-Hao Lin, kur edhe kishte arritur të fitonte për vetëm 19 sekonda përballje.
Në gjysëmfinale, përballë do të kishte xhudisten nga Mongolia, Urantseteg Munkhabat, fitore të cilën e arriti me “Waza-Ari” të cilën e realizoi në mes të luftës.
Pasi mposhti xhudisten mongoleze, Kosova veç kishte siguruar një tjetër medalje olimpike, e që padyshim ishte arritje historike jo vetëm për vendin por edhe për shumë shtete të botës, pasi vetëm në pjesëmarrjen e dytë në Lojërat Olimpike, arritëm të sigurojmë medaljen e dytë olimpike,gjë që shumë shtete ende nuk e kanë përjetuar gëzimin e fitores së një medaljeje olimpike.
Në finale, Distria do të kishte përball xhudisten japoneze, Funa Tonaki, e cila paraprakisht kishte arritur të mposhtte ukrainasen Dariya Bilodid.
E në fund, arriti edhe momenti historik për vendin tonë, Distria mposhti japonezen, Funa Tonaki, duke e siguruar edhe medaljen e dytë të artë historike për Kosovën, pas asaj të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpie “Rio 2016”.
Me shpërndarjen e çmimeve, nuk kishte si të mungonin edhe emocionet e forta për Distrian, e cila nën lot pranoi Medaljen e Artë Olimpike.
Lotët ishte e pamundur të mbaheshin teksa intonohej himni i Kosovës në Japoni, e ngritej flamuri i vendit mbi të gjitha superfuqitë tjera botërore.
Radhët e saj tani e kishte kampionia në fuqi e Lojërave Olimpike në sportin e xhudos, Majlinda Kelmendi.
Majlinda ishte shpresa e radhës që Kosova të fitonte së paku me një tjetër medalje në këto gara, por pavarëisht kësaj, ajo nuk arriti “të kalonte mbi” xhudisten hungareze, Reka Pupp, në kategorinë deri në 52 kg.
Një “Waz-Ari” i marrë shpejt, bëri që të shuhej ëndrra për një tjetër medalje olimpike për Majlindën.
Lëndimet e shumta nëpër të cilat kishte kaluar Majlinda ishin veç njëra nga shkaqet që ajo nuk kishte mundur të siguronte një tjetër medalje olimpike për Kosovën.
Në radhë tani ishte, Nora Gjakova, e cila në “Tatami” ngjitej si medaliste e bronztë e botës.
Ajo raundin e parë e kaloi pa luftë, para se të mposhte me lehtësi xhudisten holandeze, Sanne Verhagen.
Në çerekfinale, ajo mposhti xhudisten sllovene, Kaja Kajzer para se të mposhte edhe japonezen, Tsukasa Joshidan në gjysëmfinale, ku edhe siguroi tjetër medalje olimpike për Kosovën.
Në finale, Gjakova përballjes me francezen, Sarah Leoine Cysiquen, e cila ishte xhudiste mjaftë e papërshtatshme.
Ajo arriti ta mund xhudisten franceze, duke fituar medaljen e parë olimpike në karrierën e saj dhe të tretën në histori për Kosovën.
Në përpjekje për t’ia humbur baraspeshën Gjakovës, me aftësitë e saj të njohura lëvizëse nga e majta në të djathtë, Cysique bëri një gabim të papritur, e cila edhe i kushtoi me titullin olimpik. Në tentim për ta hedhur xhudisten kosovare, ajo ra me kokë në tapetë, gjë që është e ndaluar në sportin e xhudos, pasi konsiderohet si gjë e rrezikshme për sportistët, ku edhe mund të vijnë lëndimet serioze.
E paraprakisht, luftën e tij e kishin përfunduar edhe vëllau i Norës, Akil Gjakova, i cili për një ndeshje nuk kishte arritur të siguronte medaljen e bronztë.
Në luftë për të bronztën, ai ishte mposhtur nga xhudisti nga Azerbajxhani, Rustam Orujov, nga i cili edhe nuk mund të kalonte në gjysëmfinale.
Shpresa e fundit për një medalje tjetër olimpike, kishte mbetur Loriana Kuka, e cila ishte edhe garuesja e fundit në këtë sport, ku përballjen në kuadër të kategorisë nën 78 kg.
Raundin e parë, Loriana e kishte kaluar pa luftë, për t’u përballur pastaj me xhudisten ruse, Alesaksandra Babintseva.
Fatkeqësisht, Kuka i përfundoi garat më herët se ç’pritej, pasi u mposht nga Babintseva qysh në raundin e dytë, duke mos arritur të kalonte në çerekfinale.
Ajo u mposht me “Waz-Ari” nga xhudistja ruse, ku edhe u desht ndihma e video-asistencës për të marrë vendimin.
Përfaqësuesja e Kosovës në sportin e xhudos e mbyllin ciklin e saj olimpik me arritje historike, duke u kthyer në vend me dy medalje të arta.
E kthimi në vendlindje ishte “qershia mbi tortë”, aty edhe ku priteshin në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga krerët shtetëror, për të vazhduar pastaj edhe pritjen nga qindra qytetarë në kryeqytet.
Aty edhe ku morrën fjalën xhudistet e arta olimpike, ka dhanë edhe dhanë premtim të fortë për vendin tonë, pasi nga Lojërat Olimpike “Parisi 2024” do të ktheheshin me tjetër medalje olimpike.
Gjatë këtij viti, sportistja më e madhe e të gjitha kohërave për Kosovën, Majlinda Kelmendi, mbylli karrierën e saj nga sporti aktiv i xhudos, duke lënë pas vetës një karrierë tejet të lakmishme dhe me bujë tejet të madhe.
Më 6 dhjetor ajo edhe zyrtarisht i dha fund karrierës së saj tejet të madhe në xhudo, ku edhe i mbylli kapitujt e saj me ceremoni shtetërore.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e dekoroi Majlindën me çmimin më të lartë shtetëror, “Shotë Galica”.
Kelmendi edhe njëherit njoftoi se do të vazhdojë të kontribuoi për xhudon, duke u bërë asistente e Driton Kukës.
Duke pasur një “arkitekt” suksesesh të mëdha si Toni dhe potencialin e kapacitetin që gëzojnë xhudistet tona, nuk duhet vënë aspak në dyshim se mund të kthehemi pa medalje nga Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
/Arbresh.info
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...