Viti 2019 për boksin e Kosovës ka qenë shumë i suksesshëm, mirëpo pritet që viti 2020 të tejkalojë këtë sukses.
Kështu mendon sekretari i Federatës së boksit të Kosovës (FBoxK), Latif Demolli. Sipas tij viti 2019 ka qenë shumë i suksesshëm, pasi boksierët kanë arritur të fitojnë disa trofe dhe disa kupa.
Latif Demolli në një intervistë për portalin arbresh.info, u shpreh se në çdo turnir që kanë marrë pjesë boksierët e Kosovës kanë arritur të fitojnë medalje.
“Viti 2019 ka qenë ndër vitet më të suksesshme sa i përket Federatës së Boksit dhe sukseseve të boksierëve tanë. Sidomos nga muaji shtator nga turnetë ndërkombëtare që janë në kalendarin zyrtar të Evropës, në çdo turnir ku ka marrë pjesë reprezentacioni i Kosovës ka sjell medalje të arta, të argjendta dhe disa kupa si tekniku më i mirë dhe ushtaraku më i mirë”, deklaroi ai.
Ndërsa, i pyetur për nivelin e boksierëve, Demolli tha se niveli është i mirë, por kanë dështuar të fitojnë medalje në kampionate evropiane.
“Kemi pasur nivel të mirë sa i përket rajonit dhe deri në Evropë, por në kampionate evropiane në luftë për medalje në të gjitha kemi stagnuar, në të gjitha kemi zë vendin e pestë apo gjashtë, por besoj që boksierët kanë bërë një përvojë të mirë dhe besoj që tani e tutje do të arrijmë të marrim edhe medalje evropiane, botërore por pse jo edhe nga olimpiada 2020”, vazhdoi ai.
Ndërsa për Lojërat Tokio 2020, Demolli beson që boksierët tanë do arrijnë të kualifikohen. Ai tha se për tu kualifikuar në Olimpiadë duhet që çdo boksierë të fitojë dy ndeshje.
“Mundësitë janë të mira, për arsye se ne në krahasim me sportet e tjera nuk kemi mbledhjen e pikëve, por kemi vetëm dy turnirë kualifikuese, i pari është me 13-24 maj në Londër, ku është shans e mirë pasi në tre – katër vitet e para do të marrin pjesë gjashtë boksierë ndërsa katër vitet e tjera do marrin pjesë tetë boksierë dhe i duhen dy fitore boksierëve tanë që të kualifikohen në Olimpiadë dhe nëse kemi short të mirë besoj që do kemi edhe na prej boksierëve tanë në Tokio 2020”, përfundoi Demolli.
Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës është i bindur se viti që kemi hyrë do të jetë shumë më i mirë dhe më i suksesshëm për boksierët tanë./E.Bytyqi/Arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë