Janë statistikat ato që tregojnë më së miri për suksesin e tij deri në këtë pikë të sezonit.
Alban Shillova e ka mbyllur sezonin vjeshtor të Superligës së Kosovës si golashënuesi më i mirë duke kontribouar për skuadrën e Flamurtarit me nëntë gola dhe një asistim.
Sulmuesi në një intervistë ekskluzive për Arbresh.info ka rrëfyer se çfarë qëndron prapa këtij suksesi, cili është goli i tij më i veçantë, momenti më i bukur në skuadër deri tani si dhe duke konfirmuar se është i hapur që t’i bashkohet skuadrës së shumë përfolur për transferimin e tij.
Arbresh.info: Keni përmbushur të gjitha pritshëmëritë që keni pasur brenda 2018-ës?
Alban Shillova: Po, për vitin 2018 jam i kënaqur personalisht por si një skuadër kemi mundur të bëjmë më shumë por në disa raste edhe nuk kemi pasur fat.
Arbresh.info: Keni shënuar thuajse në secilën ndeshje që Flamurtari ka marrë pikë, si ndiheni për këtë?
Alban Shillova: Jam shumë i lumtur që kam shënuar gati në të gjitha ndeshjet në të cilat Flamurtari ka marrë pikë.
Arbresh.info: Jeni golashënuesi më i mirë, por cili ishte goli më i veçantë për ju?
Alban Shillova: Nuk mund të them se cili është goli më i veçantë, por goli më i bukur ka qenë në ndeshjen kundër KF Lirisë dhe mund ta cilësojë gjithashtu si një ndër golat më të bukura të karrierës time.
Arbresh.info: Çfarë qëndron prapa këtij suksesi?
Alban Shillova: Po, për këtë sukses mund të them se është serioziteti me të cilin jam qasur dhe besimi nga trajneri. Këshilla nga trajneri ka pasur shumë, po gjëja kryesore është besimi që ai ka pasur në mua.
Arbresh.info: Kontrata juaj me klubin aktual skadon në fund të sezonit, jeni duke menduar për të ardhmen pasi është përfolur shumë kalimi te KF Llapi?
Alban Shillova: Po, unë në kam kontratë me klubin KF Flamurtari, por është e vërtetë se është përfolur shumë për kalimin tim te KF Llapi dhe mund të them që ka pasur bisedime në mes klubeve dhe kryetrajnerëve të klubeve për të arritur një marrëveshje. Mirëpo, deri tani nuk kanë gjetur zgjidhje, besoj që në ditët në vijmë do të ketë marrëveshje dhe pse jo t’i bashkohem edhe Llapit pasi që lufton për titull.
Arbresh.info: Momenti më i bukur personal dhe me skuadrën deri tani?
Alban Shillova: Momenti më i bukur në skuadër ka qenë fillimi në javët e para të sezonit ku edhe kemi qenë lider në Superligën e Kosovës për katër javë me radhë, gjë e cila edhe është cilësuar si një nga befasitë më të mëdha në Superligë ndërsa për mua personalisht momenti më i bukur është ndarja e çmimit si Golashënuesi më i Mirë i Vitit.
Arbresh.info: Kthehemi pak te Përfaqësuesja e Kosovës, besoni në Euro 2020?
Alban Shillova: Përfaqësuesja e Kosovës mund të themi se ka një të ardhme të ndritur pasi që të gjithë janë lojtarë të ri dhe shumë perspektiv dhe pse të mos besojmë.
Arbresh.info: E meritoi sipas jush Luka Modric trofeun Topi i Artë?
Alban Shillova: Haha, sa i përket Topit të Artë mund të citoj vetëm një fjali të cilën e ka thënë Zlatan Ibrahimovici: “Me sa duket deri më tani Perez ka bërë garë me Messin dhe jo Ronaldo”.
Arbresh.info: Për fund, ndonjë mesazh për shqiptarët për Vitin e Ri?
Alban Shillova: Për fund ua urojë të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen festat e fund vitit dhe shpresojë që viti i ardhshëm të jetë më i suksesshëm për të gjithë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...