Edhe pse ende nuk janë bërë tri vite të plota që nga anëtarësimi si anëtarja e 210-të në FIFA, Kosova ka shijuar një sukses të jashtëzakonshëm.
Fillimi ishte tejet i vështirë për shkak se rrallë herë regjistruan rezultate pozitive si fitore apo barazime, ndërsa humbjet ishin të zakonshme. Por kjo zgjati deri në një pikë sepse gjatë 2018-ës, disfata ishte diçka e panjohur për “Dardanët” që e mbyllën si të pamposhtur vitin dhe duke shkruar historinë.
Nga arritja e trajnerit zviceran Bernard Challandes, vdekja e papritur e legjendës Fadil Vokrri, ndërtimi i stadiumit në Prishtinë e deri te suksesi historik i Kosovës, Arbresh.info ju sjellë në disa pika ecurinë deri e përfaqësues sonë gjatë vitit 2018.
Arritja e Bernard Challandes
Si një trajner që e ka kaluar një gjysmë shekulli i lidhur në futboll duke udhëhequr nga klubet amatore të Zvicrës e deri te ato më profesioniste si Zurichu, Challandes suksesin më të madh e shijoi dhe është duke e shijuar që nga marrja në detyrë e Kosovës si kryetrajner.
Vuajtjeve si pasojë e rezultateve të tmerrshme me nëntë humbje radhazi në ndeshjet në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror i dha fund trajneri i përkohshëm Muharrem Sahiti me fitoren mjaftë dramatike kundër Letonisë me rezultat 4 me 3, por trajneri i njohur zviceran e vazhdoi ecurinë e tyre duke prodhuar vetëm rezultate pozitive qysh pas emërimit në pozitë ndërkohë që nuk di ende për humbje.
Në tri ndeshjet e tij të para miqësore brenda këtij viti, Kosova regjistroi tri fitore radhazi dhe mbajti po ashtu portën e pastër katër takime, shkruan portali arbresh.info. Më pas u ndal dy herë duke barazuar në periudha të ndryshme, kundër Azerbajxhanit në nëntor pa gola me rezultat 0 me 0 dhe Ishujve Faroe një muaj më vonë me rezultat 1 me 1, para se të arrijë deri te suksesi i shumë ëndërruar.
Kështu, Challandes udhëhoqi përfaqësuesen e Kosovës drejt vendit të parë në grupi në Ligën D të Ligës së Kombeve dhe për këtë së fundmi ka pranuar edhe një mirënjohje nga Federata e Futbollit të Kosovës në eventin e shpalljes së laureatëve të këtij viti.
Trajneri 67-vjeçar ka sjellur sukses me aftësitë e tij për t’i përdorur mjetet e duhura në momentet e duhura, duke e instaluar filozofinë e tij në skuadër.
Ai ka arritur një ecuri të mrekullueshme me shtatë fitore dhe dy barazime me një skuadër me moshën mesatare 23-vjeçe.
Vdekja e legjendës Fadil Vokrri
Futbolli kosovar pësoi goditjen më të rëndë deri tani mëngjesin e të shtunës së 9 korrikut.
Lojtari legjendar dhe kryesuesi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri vdiq për shkak të një sulmi në zemër në moshën 57-vjeçare derisa ishte duke u stërvitur në palestër, shkruan portali arbresh.info.
Për nder të tij, stadiumi në Prishtinë, i licencuar zyrtarisht nga UEFA më 30 gusht dhe i rinovuar nga fondacioni i organit drejtues të futbollit, është i emëruar pas tij dhe ai kujtohet si një vizionar i pakrahasueshëm.
Ndeshja e parë ishte ajo kundër kombëtares së Ishujve Faroe në kuadër të xhiros së dytë në Ligë të Kombeve. Falë golave nga Arbër Zeneli (50′) dhe sulmuesi qendror Atdhe Nuhi (55′), Kosova regjistroi fitoren e parë në stadiumin e emëruar pas legjendës.
Zëvendëspresidenti Agim Ademi mori detyrën në krye të Federatës një muaj pas shuarjes së Vokrrit.
Suksesi historik i “Brazilit të Ballkanit”
Kosova e bëri atë që kombëtaret e mëdha si Franca – Kampione e Botës, Gjermania, Belgjika, Italia dhe Spanja nuk arritën për ta bërë.
Djelmoshat nën udhëheqjen e Challandes shkruan historinë duke dalur fitues nga grupi në Ligë të Kombeve si dhe duke siguruar epitetin “Brazili i Evropës” falë suksesit të tyre.
Si kombëtarja që shënoi më së shumti gola, gjithsej 15, gjatë këtij viti në Ligë të Kombeve me golashënuesit më të mirë dhe fal stilit të lojës së shfaqur gjatë këtyre ndeshjeve, Kosova arriti të marrë epitetin e lartpërmendur, shkruan portali arbresh.info.
Me publikimin e renditjes së fundi nga FIFA, Kosova ka regjistruar gjithashtu ngritjen më të madhe historike. Ata janë ngritur për plotë 46 pozita duke mbyllur vitin në pozitën e 131 me 1113 pikë.
Se Kosova ka një gjeneratë të artë me lojtarë të ri dhe të talentuar, këtë e vërtetë edhe prezenca e yjeve si Milot Rashica, Arbër Zeneli, Edon Zhegrova, Bersant Celina e Aro Murici.
450 ditë të pamposhtur
Humbja 2 me 0 në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror më 9 tetor të vitit 2017 kundër Islandës ishte hera e fundit që përfaqësuesja jonë doli me kokë ulur poshtë nga stadiumi.
Sahiti riktheu te fitoret Kosovën para se Challandes të marrë detyrën për të vazhduar tutje duke mposhtur më miqësore Madagasarin me rezultat minimale 1 me 0, Burkina Fason me rezultat 2 me 0 dhe Shqipërinë në shtëpi me rezultat të thellë 3 me 0.
Kundër Maltës në takimin i dytë i rikthye fuqishëm me një fitore të thellë 5 me 0 dhe takimin e fundit e mbylli me një tjetër fitore të thellë 4 me 0 kundër Azerbajxhanit për të përfunduar si një lider i Grupit C dhe duke kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Pra, nga 9 tetori i vitit 2017 e deri më tani, Kosova ka 450 ditë si e pamposhtur.
Ndeshjet e ardhshme
Kosova gjenden në Grupin A në garën për kualifikim në Kampionatin Evropian dhe kombëtaret si Anglia, Republika Çeke, Mali i Zi dhe Bullgaria janë rivalët e saj të ardhshëm.
Par ndeshjes së parë në kuadër të kualifikimeve kundër Bullgarisë më 25 mars të 2019-ës, Kosova ka aranzhuar një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Danimarkës, shkruan portali arbresh.info.
Ndeshja do të zhvillohet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” mes datave 21 dhe 23 mars.
Përballja më e madhe dhe më e pritur është ajo kundër Anglisë që zhvillohet më 10 shtator, ndërsa ndeshje tjetër kundër “Tre Luanëve” luhet në kryeqytet më 17 nëntor.
E ardhmja e ndritur
Pas periudhës së vështirë gjatë fazës kualifikuese në Kampionatin Botëror, synimet tani janë mjaftë serioze dhe ne jemi në rrugën drejtë suksesit.
Edhe pse kemi kombëtare mjaftë të mira në grup, puna e mrekullueshme e Challandes dhe numri i madh i lojtarëve të talentuar në skuadër lënë të kuptojnë se vështirë se do të kemi ndonjë befasi.
Andaj, e ardhmja për Kosovën në botën e futbollit është më e ndritur ndoshta seç mund ta parashikojmë./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...