Edhe pse shumë tifozë të Liverpoolit dhe Real Madridit kanë arritur në Kiev për t’i dhënë ngjyrë finales së shumëpritur të Ligës së Kampionëve, tribunat e stadiumit Olympic nuk do të jenë të mbushura plotë.
Vlerësohet se aty do të jenë rreth 2 mijë ulëse të zbrazëta, gjë që korrespondon me biletat që janë kthyer nga të dyja klubet, transmeton portali arbresh.info.
‘Los Blancos’ kanë rikthyer vetëm mbi 1400 tiketa te zyrtarët e UEFA-së për shkak të vështirësive të tifozëve të tyre që kanë hasur për udhëtim në Kiev duke përfshirë këtu edhe çmimet e larta.
1000 euro për fluturimin, plus çmimi i tiketave (sillej nga 70 deri në 460 euro) ka bërë që shumë tifozë të mbesin pa shikuar betejën e madhe nga brenda.
Në fakt, klubi madrilen iu ka bërë thirrjeve partnerëve të tyre në mënyrë për të ndryshuar numrin e tiketave prej 12.802 që ata kanë pranuar nga anëtarët e tyre.
Liverpooli ka kthyer gjithashtu disa tiketa te zyrtarët e UEFA-së për shkak të suspendimit të tri fluturimeve./arbresh.info/
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...