Raportet nga mediat italiane pretendojnë se Palermo mund të pranoj një investim deri në 200 milionë euro nga pronarët e rinj.
Ish presidenti Maurizio Zamparini ka dhënë dorëheqje, duke hapur dyert për investitorët e huaj për të marrë timonin e klubit pas shkarkimit, transmeton portali arbresh.info.
Detajet dhe emrat nuk janë konfirmuar ende, por pronarët e rinj thuhet se do të jenë amerikan dhe anglez, njëri prej të cilëve do të bëhet presidenti i klubit ndërsa tjetri do të udhëheq operacionet nga Nju Jorku dhe Londra.
Gazeta ‘Corriere dello Sport’ shkruan se skuadra italiane do të pranoj investime të konsiderueshme duke shtuar që detaje tjera rreth këtij operacioni do të zbulohen të hënën./arbresh.info
MPJD organizon edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorë...
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...