UEFA nis procedurë hetimore ndaj Anglisë

13:23 | 8 Korrik 2021
Arbresh.info

Uefa ka hapur procedura disiplinore kundrejt Anglisë pas fitores së tyre gjysmëfinale të Euro 2020 kundër Danimarkës.

Anglia fitoi 2-1 në Wembley Stadium pas kohës shtesë për të kaluar në finale, ku ata do të luajnë me Italinë të dielën, por gjysmë-finalja e së mërkurës ishte temë polemikash.

Me rezultatin 1-1 në fund të kohës normale, pasi një autogol i Simon Kjaer kishte anuluar goditjen e lirë të Mikkel Damsgaard për Danimarkën, Raheem Sterling fitoi një penallti në pjesën e parë të kohës shtesë, raporton The Independent.

Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand pranoi se ndihej “i hidhur” për vendimin e gjyqtarit për të dhënë një goditje në vend dhe përmendi që një top rezervë kishte qenë në fushë në atë moment.

“Ishte një penallti e cila nuk duhej të ishte penallti,” tha Hjulmand. “Ka diçka që më bezdis tani. Ne jemi shumë të zhgënjyer.”, transmeton arbresh.info.

Pas gjithë këtyre, drama veçse u shtua.

Një tifoz përdori lazer drejt portierit të Danimarkës, Kasper Schmeichel ndërsa ai u përgatit të përballej me penalltinë e Harry Kane. Schmeichel priti topin në goditje, por Kane shënoi menjëherë ,në momentin vendimtar të ndeshjes.

Kishte shqetësime të mëtejshme në Wembley, të cilave Uefa iu drejtua të enjten në mëngjes.
Organi drejtues i futbollit evropian lëshoi një deklaratë që thotë: “Akuza kundër Anglisë:

Përdorimi i treguesit lazer nga mbështetësit e saj – neni 16 (2) (d) i rregullores disiplinore të UEFA-s (DR)
Shqetësimi i shkaktuar nga mbështetësit e saj gjatë himnit kombëtar – neni 16 (2) (g) DR
Ndezja e fishekzjarreve nga mbështetësit e saj – neni 16 (2) (c) DR
“Çështja do të merret nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës (CEDB) i UEFA-s në kohën e duhur.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme