Ish-menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger kishte parashikuar krijimin e Superligës Evropiane në vitin 2009.
Wenger në vitin 2009 ishte në Skoci duke u përballur me Celticun në grupe për kualifikim tutje në Ligën e Kampionëve kur foli për idenë e Superligës.
Francezi deklaroi se sipas tij, në 10 vite do të mund të kemi një Superligë Evropiane, shkaku se klubet po shpenzojnë para dhe rregullat nga UEFA dhe FIFA po shtrëngohen, gjë që do të qojë në krijimin e kësaj lige.
“Unë e shoh një Ligë Evropiane duke u ndërtuar dita e ditës. Ligat kombëtare do të mbijetojnë, por ndoshta në 10 vite do të kemi një Superligë Evropiane”, tha ai.
“Nuk jam i sigurt 100%, por kështu ndihem dhe dëgjoj disa zëra në prapaskena që do të mund të ndodhë, shkaku që rregullat janë bërë shumë strikte për klubet”, shtoi ai.
“Personalisht, unë jam pro meritës sportive, nëse kjo ligë krijohet, do të ketë shumë transferime dhe do të jetë e vështirë për të zgjidhur problemet me ligat kombëtare, ndoshta skuadrat do të duhet të luanin në të dyja njëherësh. Do të thojshte që këto skuadra të kishin nga dy skuadra”, tha Wenger.
“Ja se si është duke shkuar situata, tani shpërndarja e parave bëhet nga UEFA, në Ligën e Kampionëve dhe Europa League tek klubet, por këto klube po shpenzojnë më shumë para sesa që marrin. Problemi është se UEFA kontrollon distribuimin e parave tek klubet pjesëmarrëse”, përfundoi Arsene Wenger./lajmi.net/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...