Pavarësisht rezultateve të dobëta në testime

09:00 | 15 Mars 2021
V. S.

Piloti britanik i Formula One, Lewis Hamilton, thotë se mbetet i qetë pavarësisht rezultateve të dobëta në testimet në Bahrain.

Në testimin e ditës së parë, Hamilton kishte dalë në vendin e 10-të me kohë 1:32.912, ndërsa në të dytën në vendin e 13-të me 1:33.399.

Ndërsa, në testimin e ditës së tretë, Hamilton u rendit në vendin e pestë me kohë 1:30.25.

Por, pavarësisht rezultatit që lë për të dëshiruar, britaniku mbetet i qetë.

“Testi? Jo nuk jam i preokupuar aspak. Të preokupohesh nuk të shërben asgjë dhe është humbje kohe”, tha ai.

“Duhet të punojmë sepse vetëm kështu i zgjedhim problemet, duke punuar me kokë ulur”, tha Hamilton.

Hamilton tha se Red Bull me pilotin, Stefano Domenicali janë për tu frikuar.

“Është shumë i fortë, nuk di kush thotë se është favorit për botërorin, por me duken ok”, shtoi ai.

“Çfarë motivimi kam pas shtatë botërorëve? Të përmirësohem gjithnjë është objektivi im, dhe për këtë jemi duke u fokusuar tani”, përfundoi Lewis Hamilton./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme