Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani është duke shkëlqyer me fanellën e Rapid Bukureshtit.
Në ndeshje e sotme ndaj Dinamos, në kuadër të javës së tetë në Superligën e Rumanisë, Rrahmani arriti të shënojë dy gola, shkruan arbresh.info.
Që nga ndeshja e tij e parë me skuadrën rumune, “Lewandowski i Malishevës” kishte arritur të shënojë 2 gola, ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe sonte.
Fillimisht shënoi në minutën e 35-të nga pika e bardhë, duke ia dhuruar skuadrës së tij epërsinë.
Ndërsa në pjesën e dytë e bombardoi portën në minutën e 82-të dhe duke e bërë rezultatin në 4-0.
Rrahmani aktualisht gjendet në vendin e tretë në listën e golashënuesve në Ligën rumune, ndërsa do të jetë në luftë për “Këpucën e Artë”. /arbresh.info/
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë