Klubi i 2 Korrikut ka njoftuar se ka përfunduar marrëveshja me akademinë e futbollit me klubin turk, Besiktas.
Pas tri viteve të bashkëpunimit, sot u njoftua për ndërprerjen mes dy palëve, përcjell Arbresh.info.
Kjo u bë e ditur nga vet klubi nga kryeqyteti Kosovar, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Reagimi i plotë i tyre, pa ndërprerje:
FC 2 Korriku nga Prishtina, përmes këtij kumtimi, i drejtohet komunitetit sportiv në Kosovë dhe jo vetëm, për të njoftuar rreth mbylljes së marrëveshjes së bashkëpunimit me akademinë e futbollit të klubit turk, Beşiktaş J.K..
Pas tri vitesh, marrëveshja ndërmjet palëve nga Kosova dhe Turqia ka përfunduar, dukë përmbyllur kështu një periudhë mjaft të vlefshme, e cila i ka shërbyer të dyja palëve, si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë të promovimit të vlerave brenda dhe jashtë vendit.
FC 2 Korriku vlerëson lartë punën e bërë nga homologët turkë të Beşiktaş J.K., me të cilët është arritur organizimi i turneve ndërkombëtarë, promovimi i futbollistëve nga klubi kosovar në atë turk, si dhe mundësia e trajnimeve për trajnerët kosovarë të FC 2 Korriku në akademinë e klubit turk.
Mbyllja e bashkëpunimit me klubin nga Stambolli, sigurisht se do të hapë rrugë për bashkëpunime të reja ndërkombëtare për klubin nga kryeqyteti i Kosovës, mirëpo përvoja me Beşiktaş J.K. pa dilemë se do të mbetet një vlerë e shtuar për Shkollën e Futbollit “2 Korriku”, por edhe për futbollin kosovar në përgjithësi.
Për fund, FC 2 Korriku shpreh mirënjohje dhe falënderim të thellë për të gjithë kontribuuesit në marrëveshjen e bashkëpunimit në mes FC 2 Korriku dhe Beşiktaş J.K., duke shpresuar se eksperiencat e së kaluarës do të ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhenieve të reja me gjigantët e futbollit evropianë në të ardhmen.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...