Trajneri i Kosovës në futboll, Franco Foda, e ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për grumbullimin e futbollistëve për dy ndeshjet e edicionit të ri të UEFA Nations League.
Foda u shpreh qartë se qëllimi kryesor i “Dardanëve” është që ta fitojnë grupin.
“Së pari duam ta fitojmë ndeshjen e parë kundër Rumanisë. Dhe, po qëllimi ynë është që të realizojmë sa më shumë fitore dhe të dalim të parët në grup, për atë edhe luajmë futboll”, u shpreh Foda.
Një pjesë e futbollistëve do të grumbullohen sot për t’u përgatitur për ndeshjet e shtatorit, derisa pjesa tjetër do të bashkangjiten nesër.
Kombëtarja e udhëhequr nga trajneri gjerman më 6 shtator do të ballafaqohet në “Fadil Vokrri” me Ukrainën derisa tri ditë më pas do të jetë mysafire e Gjeorgjisë.
Kosova gjendet në grupin e dytë të Ligës C, bashkë me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë.
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...