Google ADS

Bayerni zyrtarisht mohon interesimin për Dybalan

10:51 | 11 Dhjetor 2020
V. S.

E ardhmja e Paulo Dybalas nuk do të jetë në Bundelsiga.

Karl-Heinz Rummenigge, CEO i Bayernit, në një intervistë të gjatë dhënë për “Tuttosport”, mohoi interesimin e kampionëve të Gjermanisë për numrin 10 të Juventusit.

Me pak fjalë, argjentinasi nuk është pjesë e planeve të Bayernit.

“Dybala? I kam dëgjuar edhe këto thashetheme, por mund t’ju siguroj se nuk ka asgjë të vërtetë. Ne kurrë nuk kemi pasur kontakte serioze me menaxherin e tij”, u shpreh Rummenigge.

Ai foli edhe për Costën që është marrë në formë huazimi nga Juventusi.

“Blerja e Douglas Costas? Ne nuk kemi vendosur ende, është shumë shpejt. Deri tani jemi shumë të kënaqur me të. Douglas, falë aftësive të tij në driblim, është lojtari që na nevojitet”.

Për Dybalan janë duke u interesuar disa e klube të Premierligës, veçuar Manchester Unitedin.

Madje zërat janë rritur se ai do të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi me Paul Pogbën, e ardhmja e të cilit çdo ditë e më shumë është larg “Djajve të Keq”. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme