Alban Ajdini në Kosovë, pritet ftesa e Challandes

14:02 | 23 Maj 2021
Përparim Bublaku

Sulmuesi i Lausanne Ouchy, Alban Ajdini gjendet në Kosovë.

Alban Ajdini ditë më parë shënoi gol ndaj skuadrës Aarau në kuadër të xhiros së fundit të “Challenge League” të Zvicrës.

Ai ka regjistruar 14 paraqitje dhe ka shënuar katër gola në këtë sezon për Lausanne.

Albani momentalisht po qëndron në Kosovë, ku ka postuar një story në rrjetin e tij, Instagram.

Kjo gjë ka bërë që të spekulohet për një ftesë nga Bernard Challandes për ndeshjet e qershorit kundër Guineas dhe San Marinos.

Ajdini në fakt nuk është ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës U-21 kundër Andorrës, gjë që ka rritur spekulimet për një thirrje në Kombëtare nga Challandes.

Ende nuk është konfirmuar asgjë, nga FFK-ja apo nga vet futbollisti, por gjasat që të thirret janë të mëdha, sidomos pas ardhjes së fundit të Zymer Bytyqit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme