Diego Costa ka pasur një aktivitet të çuditshëm në faqen e tij në Instagram dhe tifozët e Besiktasin janë ata që qëndrojnë prapa gjithë kësaj.
2.3 milionë komente janë bërë në postimin e fundit të Diego Costas në rrjetin social Instagram, ku tifozët e skuadrës turke janë përpjekur për të bindur 28-vjeçarin që t’i bashkohet këtë verë kampionit turk, transmeton portali arbresh.info.
Costa, i cili ka edhe dy vite në kontratën e tij aktuale te Chelsea, pritet të largohet këtë verë në klubi në Stamford Bridge pasi nuk është më pjesë e planeve të trajnerit të “Bluve” Antonio Conte për sezonin e ardhshëm.
Gjatë pushimit ndërkombëtar, derisa ishte duke përfaqësuar Spanjën, bartësi i fanellës me numër nëntë zbuloi që Conte i ka shkruar atij një mesazh duke e njoftuar që nuk është më pjesë e planeve të tij për edicionet e ardhshme.
Ky zbulim nga ai alarmoi një mori klubesh, veçanërisht ish klubin e tij Atletico Madridin, në të cilën shumë besuan që do t’i bashkohet por për shkak të ndalesës së klubit spanjoll në transferime diçka e tillë nuk do të ndodhë.
https://www.instagram.com/p/BWJZQoOFuar/
Por, kjo nuk i ka ndalur tifozët kreativ të klubeve të tjera në përpjekjet për t’i ndryshuar atij mendjen.
Tifozët e Besiktasin kanë marrë nën kontroll situatën e Costas dhe janë përgjegjës për 2.3 milionë komentet që ai ka pranuar në postimin e tij të fundit.
Fotoja e ngarkuar nga Costa ishte me bashkëlojtarin e tij brazilian Petros Araujo, i cili luan te Sao Paulo dhe nuk ka ndonjë lidhje me Besiktasin.
Shikoni disa nga komentet nga tifozët e gjigantit turk:
Nëse Turqia është destinacioni i tij i preferuar atëherë kjo mbetet të shihet, por nëse vazhdon ky trendi ai nuk do të jetë në gjendje për të menduar diçka tjetër./arbresh.info
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...