Llapi ka arritur marrëveshje me mesfushorin nga Podujeva, Besar Musolli.
Musolli ka nënshkruar kontratë më vlerë një vjeçare me skuadrën e Llapit, shkruan arbresh.info.
“Eksperienca e Musollit dhe cilësitë e tij të jashtëzakonshme prej një sportisti do i ndihmojnë ekipit tonë fuqishëm në arritjen e objektivave”, thuhet në njoftim.
Komunikata e plotë:
𝐁𝐄𝐒𝐀𝐑 𝐌𝐔𝐒𝐎𝐋𝐋𝐈 𝐑𝐈𝐊𝐓𝐇𝐄𝐇𝐄𝐓 𝐍𝐄̈ 𝐕𝐄𝐍𝐃𝐋𝐈𝐍𝐃𝐉𝐄 🤍💙
Mesfushori llapjan me shumë eksperiencë në futbollin kosovar dhe atë shqiptar, Besar Musolli rikthehet në vendlindje dhe ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me klubin tonë.
Pas tri viteve tek skuadra e Gjilanit, Musolli do vijoj t’i mbroj ngjyrat bardhekaltër të klubit tonë në edicionin e ri.
Ish-kapiteni i Kukësit është prezantuar në ambientet e klubit tonë në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella.
Eksperienca e Musollit dhe cilësitë e tij të jashtëzakonshme prej një sportisti do i ndihmojnë ekipit tonë fuqishëm në arritjen e objektivave.
Mirësevjen dhe paq suksese me ngjyrat bardhekaltër, BESAR MUSOLLI
/arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...