Zyrtare: FIFA dhe UEFA përjashtojnë Kombëtarën e Rusisë nga të gjitha garat

18:51 | 28 Shkurt 2022
KRG

FIFA dhe UEFA kanë suspenduar të gjitha klubet dhe kombëtaret ruse nga të gjitha garat e tyre, ka konfirmuar UEFA.

Një deklaratë e UEFA-s thotë se të gjitha skuadrat ruse, qofshin ekipet përfaqësuese kombëtare apo ekipet e klubeve, do të pezullohen nga pjesëmarrja në garat e FIFA-s dhe UEFA-s deri në një njoftim të dytë, përcjell arbresh.info.

Dy presidentët e dy shtëpive të mëdha të futbollit shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm dhe me shpejtësi, në mënyrë që futbolli të jetë sërish një vektor për unitetin dhe paqen mes njerëzve. / arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme