Zekaj eliminohet nga European Open

14:49 | 13 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj është eliminuar nga European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Ai në fazën e parë të repesazhit u mund nga britaniku, Rhys Thompson, me ç’rast humbi mundësinë për medalje.

Xhudisti nga Kosova paraprakisht ishte mposhtur çerekfinale me IPPON nga xhudisti italian, Enrico Bergamelli, njofton KlanKosova.

Kështu, Shpati Zekaj e mbyll garimin me një fitore, atë ndaj gjermanit Daniel Herbst në raundin e dytë.

Në të parin, xhudisti kosovar kaloi pa luftë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme