Google ADS

Xhaka renditet i 4-ti në top 10-shën e mesfushorëve më të mirë në Evropë

14:01 | 9 Janar 2024
KRG

Vendimi i tij për t’u larguar nga Arsenal drejt Bayer Leverkusen, ishte cilësuar si vendim i gabuar.

Mirëpo një gjë e tillë siç duket ishte më e mira për të.

Granit Xhaka është futur në top 10-shën e mesfushorëve më të mirë për sezonin 2023/23 nga faqja e statistikave DataMB, transmeton Arbresh.info.

31-vjeçari është lojtar kyç tek skuadra e Xabi Alonso, duke pasur një sezon të mrekullueshëm.

Ylli zviceran me prejardhje kosovare kishte arritur t’i grumbulloj 27.91 pikë, duke lënë prapa lojtari si Toni Kroos i Real Madridit.

Xhaka është paraqitur në 23 ndeshje, ku në shumicën prej tyre, ka dominuar me pasime të sakta dhe duele të fituara. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme