Arsenal ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Evropës, pasi kanë mposhtur 3:1 Milanin në ‘Emirates Stadium’.
‘Gunners’ kanë arritur të fitojnë edhe ndeshjen e kthimit ndaj rossonerëve, për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 5:1.
Milan përmes Calhanoglu kaloi në epërsi në minutën e 35’. Katër minuta më vonë, Arsenali barazoi në 1:1 me anë të Welbeck, pas një penalltie të fituar në mënyrë të dyshimtë.
Xhaka në minutën e 71’ shënoi për 2:1, ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Welbeck, që shënoi për 3:1.
Ndryshe, Salzburgu është kualifikuar në çerekfinale të Europa League, falë fitores në takimin e parë 2-1 me dy golat e Valon Berishës, sfida e kthimit përfundoi 0-0.
Kualifikimin e siguroi edhe CSKA Moska që pas dy ndeshjeve e eliminoi 4:2 Olimpique Lyonin. /arbresh.info/
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...