Arsenal ka lëshuar pikë për të dytën ndeshje radhazi edhe pse ishin duke fituar me dy gola epërsi.
“The Gunners” barazuan me Liverpoolin dhe West Ham, duke e zvogëluar epërsinë në krye të tabelës ne vetëm katër pikë, me Manchester Cityn që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Megjithatë, Granit Xhaka ka ende besim në skuadrën e tij.
“Nuk ka ndryshuar asgjë. E dimë që do të përballemi me Southamptonin dhe pastaj do të udhëtojmë në “Etihad”. Nuk jam i zemëruar, por i zhgënjyer, pasi patëm mundësi ta fitonim ndeshjen. Por, ky është futbolli nuk mund të fitosh nëse nuk luan mirë për 90 minuta. Megjithatë ende gjithçka është në dorën tonë. Nëse i fitojmë ndeshjet që na kanë mbetur ju e dini çfarë do të ndodh”, tha ai.
Arsenal gjendet në vendin e parë me 74 pikë dhe 31 ndeshje të zhvilluara, derisa City është në vendin e dytë ku pas 30 ndeshjeve ka 70 pikë të grumbulluara.
Të dyja skuadrat takohen në “Etihad” më 26 prill, ndeshje kjo që me shumë gjasa do ta vendos fituesin e Premier Leagues./Arbresh.info/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024