Vedat Muriqi po e përjeton një start fantastik në La Liga.
Në tri ndeshjet e para, sulmuesi nga Kosova ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist.
Me golat dhe asistet e tij, ai po e ndihmon Mallorcan që të jetë mbi vendet që bien në kategorinë e dytë.
Sulmuesi kosovar realizoi golin e vetëm të Mallorcas në humbjen e sontme 1:2 ndaj Betisit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në La Liga.
E starti i fuqishëm i sulmuesit shtatlartë nuk ka kaluar pa u vënë re nga La Liga.
Ajo në profilin e tyre zyrtar në Twitter në gjuhën angleze e ka përgëzuar Mallorcan për transferimin e tij.
“Vedat Muriqi në La Liga: 3 ndeshje, 2 gola, 1 asist. Çfarë nënshkrimi, Mallorca”, shkroi liga spanjolle.
? @MuriqiVedat in #LaLigaSantander…
▪️ 3 games
▪️ 2 goals
▪️ 1 assistWhat a signing, @RCD_Mallorca! ?☠️#RealBetisRCDMallorca pic.twitter.com/xmVuO92TlW
— LaLiga English (@LaLigaEN) February 20, 2022
Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi luajti në këtë përballje për 90 minuta, ku edhe gjeti golin e vetëm për skuadrën e tij.
Këtu gjeni golin e sotëm: Video
Muriqi ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë në këtë duel nga skuadra e tij.
Ai u vlerësua me notën 7.9 nga “Ëhoscored”, ku së bashku me Canales të Betisit ishin lojtarët më të vlerësuar në fushë.
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...