UEFA po planifikon ndryshime të mëdha në Champions League, klubet evropiane përkrahin idenë

23:13 | 27 Prill 2022
KRG

UEFA raportohet se po mendon të ndryshojë formatin e Ligës së Kampionëve.

Sipas “The Times”, shtëpia e futbollit evropian po shqyrton mundësinë që të organizojë një mini-turne ose “Final 4”.

Plani i UEFA-s thuhet se është që faza gjysmëfinale të zhvillohet vetëm me nga një ndeshje.

Gjysmëfinalja dhe finalja të zhvillohet në qytetin e njëjtë brenda një jave.

Klubet e mëdha evropiane thuhet se janë pro këtyre ndryshimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme