Bayern Munich nesër luan sfidën kthyese të fazës së 1/8 të finales në Champions League, ndaj Lazios.
Para ndeshjes trajneri bavarez, Thomas Tuchel theksoi do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, shkruan Arbresh.info.
Ai tha më tej se është shumë e vështirë t’i shënosh dy gola një skuadre italiane.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, duhet të përmbysim një disavantazh. E dimë sa e vështirë është që t’i shënosh dy gola një skuadre italiane, aq më tepër një ekipi që drejtohet nga Sarri”, tha fillimisht Tuchel.
Teksa vazhdoi duke thënë se ndeshjet e kampionatit nuk kanë të bëjnë me Champions dhe do të luajnë një lojë agresive.
“Paraqitjet në kampionat nuk ndikojnë në Champions League, do të tentojmë të jemi më agresivë në fushë, po ashtu duhet të tregojmë shumë pasion përgjatë gjithë 90 minutëshit. Skuadra ka pësuar më shumë seç duhet, megjithatë në ndeshjen e parë e kontrolluam mirë Immobilen. Nuk jam i surprizuar nëse Lazio vendos të luajë me kundërsulme”, u shpreh Tuchel.
Bayern Munich sfidën e parë në Itali ndaj Lazios e humbi me rezultat 1-0 dhe i duhet një fitore prej dy ose më shumë golash që të kualifikohet në çerekfinale të Champions League./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...