Trepça ka mposhtur Prishitnën, duke u kualifikuar në finale të Superligës së Kosovës në hendboll.
Fitoren vendimtare, skuadra mitrovicase e arriti të dielën në kryeqytet.
Ndeshja dramatike përfundoi 32:31 në të mirë të Trepçës.
Golin e fitores e shënoi Deniz Terziqi në minutën e 59-të. Te rezultati 31:31, Oltion Beshiri i Prishtinës nuk realizoi penallti.
Prishtina e nisi më mirë ndeshjen dhe ishte në epërsi deri në minutën e 25-të. Epërsia e Prishtinës në disa raste ishte tri gola.
Në pesë minutat e fundit të pjesës së parë Trepça kishte më shumë nga loja dhe shkoi në pushim me epërsi 15:14.
18:14 u rrit epërsia në pjesën e dytë në të mirë të mitrovicasve. Prishtina u afrua ngadalë dhe barazoi në 26:26 në minutën e 47-të.
Më pas u luajt për secilin gol, por në fund më të koncentruar ishin mysafirët që shënuan fitore.
Terziqi e Yassine Henahen i shënuan nga shtatë gola për Trepçën. Shpëtim Mehmeti i kishte gjashtë, ndërsa Lulzim Shabani pesë. Kontribut në fitore dhanë edhe portierët.
Sergio Barreto i shënoi dhjetë gola për Prishtinën. Gjashtë i kishte Albi Gjuka, ndërsa pesë i shënoi Rron Ramadani. Katër gola i shënoi kapiteni Oltion Beshiri./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...