Google ADS

Trepça fiton Kupën e Kosovës

23:10 | 7 Maj 2023
Orgesa Haziri

Trepça është shpallur kampione e Kupës e Kosovës në hendboll për sezonin 2022/23.

Skuadra nga Mitrovica për të fituar këtë trofe në finale mposhti Besa Famgas.

Në një ndeshje të tensionuar dhe dramatike ishte vetëm një pikë që i ndau të dyja skuadrat me rezultatin përfundimtar që ishte 39:40.

Kujtojmë që kjo është hera e tretë që Trepça shpallet fituese e Kupës në hendboll.

Finalja e madhe u zhvillua të dielën mbrëma në palestrën e Pallatit, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme