Tre lojtarë të Chelseat që i lanë përshtypje Mauricio Pochettinos në para-sezon, dy që kanë dështuar

20:15 | 2 Gusht 2023
KRG

Tre lojtarë të Chelseat që i lanë përshtypje Mauricio Pochettinos në para-sezon, dy që kanë dështuar

Seria e ndeshjeve para-sezonale të Chelseat pothuajse ka përfunduar me Blutë që kanë vetëm një për ta zhvilluar, dhe ajo është kundër Borussia Dortmundit.

Me këtë në mendje, MailSport ka hedhur një vështrim të futbollistëve që arritën të bëjnë përshtypje te Mauricio Pochettino – dhe atyre që nuk e bënë.

Ata që kanë shkëlqyer deri më tani në ndeshjet parasezonale te Chelsea:

Nicolas Jackson

Jackson ka qenë lojtari më i mirë i Chelseat këtë verë me 22-vjeçarin qartësisht të gatshëm për të dëshmuar veten te Mauricio Pochettino. Falë golave dhe asistimeve të senegalezit, blutë po hyjnë plot besim në sezonin 2023/24.

 

Ian Maatsen

21-vjeçari u kthye te Chelsea në fund të sezonit 2022/23, pasi ndihmoi Burnleyn të kthehej në Ligën Premier. Lojtari, i cili është i aftë të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes dhe në mesfushë, po punon shumë mirë në skuadrën e Pochettinos.

 

Christopher Nkunku

25-vjeçari nuk ka humbur kohë për të nisur të justifikojë çmimin prej 60 milionë eurosh që është paguar te RB Leipzig. Trajneri do të jetë veçanërisht i impresionuar me pozicionimin, lëvizjet dhe qetësinë e sulmuesit në zonën e kundërshtarit.

 

Mund të bënin më mirë

Raheem Sterling

Shumë tifozë të Chelseat janë të shqetësuar se Sterling thjesht ka kaluar kulmin e tij dhe sulmuesi 28-vjeçar ka bërë pak për të bindur se ai ka një rol kyç për të luajtur në Stamford Bridge nën drejtimin e Pochettinos në sezonin e ri të Ligës Premier.

 

Marc Cucurella

Ben Chilwell e ka rikthyer veten si mbrojtësi i majtë i parë i Chelseat, duke çuar në pikëpyetje rreth të ardhmes së Cucurellas në klub. Duket se spanjolli nuk është i prirur të luajë për një klub elitar futbolli dhe të konkurrojë në nivelin më të lartë. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme