Tashmë ka përfunduar ndeshja, Barcelona-Atletico Madrid.
Golin e parë të ndeshjes e shënuar mysafirët, ku autor i golit ishte Yannick Carraso.
Ndërsa Jordi Alba gjeti golin e barazimit në minutën e 10-të të ndeshjes.
Golin e epërsisë për katalunasit e shënoi Gavi në minutën e 21-të, ndërsa golin e tretë, Ronald Aurajo.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 3-1.
Lexo edhe:
Barcelona “shkatërron” Atl. Madridin, përfundon pjesa e parë
Në pjesën e dytë, Atletico Madrid ishte më e vendosur për të barazuar rezultatin por për fat të keq nuk arriti.
Ndërsa legjendari i skuadrës së Barcelonës, Dani Alves, shënojë golin e katër në minutën e 49-të për katalunasit duke e bërë rezultatin 4-1.
Për më shumë shikoni golin: Video
Madrilenët ngushtuan epërsinë katalunasëve në minutën e 58-të me golin e ish lojtarit të Barcelonës, Luis Suarez.
Për më shumë shikoni golin: Video
Në minutën e 70-të, Barcelona kishte mbetur me dhjetë lojtarë në fushë, pasiqë braziliani Alves ishte ndëshkuar me karton të kuq, ku me ndihmën e sistemit VAR, gjyqtari vendosi ta ndëshkoj atë përshkak të një ndërhyrje të ashpër.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 4-2.
Pas kësaj ndeshje Barcelona gjendet në pozitën e katërt, ku deri më tani kanë arritur t’i grumbullojnë 38-të pikë.
Ndërsa Atletico Madrid gjendet në pozitën e pestë me 36-të pikë. /arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën