Një tragjedi e rëndë ka ndodhur gjatë një gare CrossFit në Teksas, SHBA, ku një atlet nga Serbia ka humbur jetën pasi u zhduk nën ujë pak para përfundimit të garës.
Pamjet e video-s kanë kapur momentet e fundit të Lazar Dukiqit, i cili përpiqej të qëndronte mbi ujë, por nuk ia doli dot. Trupi i sportistit serb u gjet një orë pas mbërritjes së ekipit të shpëtimit në vendngjarje.
Ngjarja fatale ndodhi gjatë një gare në Marine Creek Lake, ku shumë njerëz kritikuan vendimin për të bërë notin aktivitetin përfundimtar për herë të parë në këtë garë, përcjell Arbresh.info.
Një spektator u filmua duke rënë në ujë për të ndihmuar Dukiqin, pasi shpëtimtarët e garës nuk duket se e kishin vënë re emergjencën e sportistit.
Kreu i organizatës që mbikëqyrte garën shprehu ngushëllime për vdekjen e Dukiqit dhe siguroi se kishte pasur personel të sigurisë të pranishëm, duke theksuar se është duke bashkëpunuar me autoritetet në Teksas për të hetuar ngjarjen.
Sipas biografisë së Dukiqit në faqen e internetit të garës serbe, ai ishte sportisti i tretë më i mirë në vendin e tij dhe renditej i 88 në ranglistën botërore. /Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...