Barcelona ka pësuar humbje minimale prej 1-0 në Camp Nou nga skuadra e Cadizit, në ndeshjen e javës së 32-të në La Liga.
Vendasit i nisën përpjekjet për të shënuar që në minutat e parë me një tentativë të Ferran Torres që u mbrojt nga Jeremias Ledesma.
Pas një rasti të Ousmane Dembele, në anën tjetër rrezikuan mysafirët përmes Lucas Perez, goditja e të cilit shkoi jashtë.
Portieri vizitor bëri një tjetër pritje për t’ia mohuar golin Dembeles dhe me rrjetat e paprekura, skuadrat shkuan në pushim.
Porsa filloi pjesa e dytë, Marc-Andre ter Stegen intervenoi për ta mbrojtur goditjen e Ruben Sobrino, mirëpo Lucas Perez reagoi më së miri për ta shfrytëzuar topin e kthyer duke e futur në rrjetë (48’).
Dembele vazhdoi të ishte i rrezikshëm në tri raste të njëpasnjëshme, mirëpo i mungoi konkretizimi. Derisa një mundësi e pati edhe Luuk de Jong.
Në anën tjetër, mysafirët vazhdonin t’i krijonin mundësitë e tyre të shënimit, me anë të Alex Fernandez e Sobrino. Porse takimi u mbyll me epërsinë prej 1-0 për ekipin vizitor.
Barcelona mbetet 15 pikë prapa Real Madridit (me një ndeshje më pak të zhvilluar) dhe tashmë duket vetëm çështje javësh kur Los Blancos do të konfirmohen edhe matematikisht kampionë.
Në anën tjetër, Cadizi ka dalë nga zona e rrezikut për të rënë nga elita spanjolle, me dy pikë më shumë se Mallorca që është pjesë e fundit të tabelës.
Kurti mirëpriti sportistë pjesëmarrës të garave ndërkombëtar...
Për çfarë po vuan dënimin tash e 20 vjet Bedri Krasniqi dhe ...
Vitia dhe Krasniqi nesër vizitojnë Mamografin Mobil në Komun...
E akuzuan që është pronar i terminalit doganor, Sami Lushtak...
OKB: Bota larg cakut për luftim të ndryshimeve klimatike
Vesel Demaku, një tjetër talent që i thotë ‘Po’ Kosovës