Google ADS

Tifozët e Partizanit sulmojnë autobusin e Tiranës, i thyejnë xhamin

18:43 | 17 Maj 2023
Orgesa Haziri

Derbi i kryeqytetit në Shqipëri, ndërmjet Tiranës dhe Partizanit ka filluar në ora 18:30.

Por, para kësaj ndeshje ka ndodhur një incident mes lojtarëve dhe tifozëve.

Sipas, mediave në Shqipëri, disa tifozë kanë sulmuar autobusin e Tiranës, duke e thyer xhamin e tij.

Teksa automjeti po kalonte pranë stadiumit për t’iu drejtuar hyrjes nëntokësore të parkingut, tifozët e Partizanit, edhe pse kishte forca policore që shoqëronin automjetin, kanë sulmuar autobusin duke thyer xhamat e tij.

Tirana e Partizani janë duke luftuar për vendin e parë në Superligën e Shqipërisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme