Marcel Sabitzer u emërua në formacionin fillestar të Manchester United kundër Nottingham Forest, por u zëvendësua në minutën e fundit nga Christian Eriksen.
Sabitzer duhej të startonte kundër Nottingham Forest, pasi shënoi dy herë në mesjavë kundër Sevillas në Europa League, por u desh të tërhiqej nga loja pasi pësoi një dëmtim në ijë gjatë ngrohjes.
Manchester United konfirmoi pak para fillimit se Eriksen do të zinte vendin e tij në formacionin fillestar, ndërsa portieri Nathan Bishop u shtua në stol për ndeshjen.
Menaxheri Erik ten Hag foli për Sabitzer pas ndeshjes dhe la të kuptohet se nuk ishte një dëmtim serioz, por klubi ishte i prirur të mos rrezikonte.
“Sabitzer u largua në ngrohje, ai ndjeu diçka. Ne vendosëm të mos rrezikojmë, nesër do ta zbulojmë se çfarë është. Por kur ke Eriksen në pankinë, padyshim që nuk është një disavantazh.”
Eriksen hyri në skuadër dhe bëri një paraqitje mbresëlënëse pasi Manchester United rezultoi fitues 2-0 në “City Ground”./Arbresh.info/
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...