Sot (e diel) janë në orar për t’u zhvilluar dy derbi në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.
Ethet e Superligës së Kosovës pritet të jenë të mëdha edhe gjatë ditës së sotme, pasi pritet të zhvillohen dy ndeshje interesante.
Sigurisht e gjithë vëmendja do të jetë në Gjilan, ku luftohet për titull, por interesant do të jetë edhe Skenderaj.
Në Gjilan, ekipi me emrin e qytetit e pret liderin aktual, Ballkanin, në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”.
Ndërsa në Skenderaj, Drenica është nikoqire e rivalëve lokal, Feronikelit, në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu”.
“Ndeshja e titullit” fillon nga ora 13:30, ndërsa “derbi drenicas” nga ora 14:00.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...