Ish-trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur lidhur me transferimin e tij tek “djajtë e kuq”, kur ai menaxhonte këtë skuadër.
Norvegjezi fillimisht tha se Ronaldo ishte i ndryshëm nga pjesa tjetër e sulmit të atëhershëm të United, shkruan Arbresh.info.
Teksa potencoi se më së shumti transferimin e tij e vuajti Cavani.
“Cristiano është një lojtar i ndryshëm nga Rashford, Martial, Cavani apo Greenëood. Ai që e vuajti më shumë transferimin e Ronaldos ishte Cavani. Duhej të luanim në një mënyrë tjetër dhe ia komunikuam Cavanit se gjithçka kishte ndryshuar. Ronaldo nuk ishte një problem kur ne e kishim kontrollin e topit”, tha fillimisht Solskjaer.
Ai tutje tha se transferimi i Ronaldos në Angli ishte më shumë çështje pasioni se sa logjike.
“Mendoj se transferimi i Ronaldos ishte më shumë për çështje pasioni, se sa logjike. Megjithatë, u mendua se një profesionit si Ronaldo do të ndikonte për mirë te Rashford, Greenëood apo Martial. Por, nuk shkoi kështu”, shtoi tutje.
Për fund tha se kur Ronaldo e uli në bank ankohej dhe se portugezi e jeton me shumë pasion lojën e futbollit.
“Nuk ishte e lehtë ta menaxhoje. Kur mbërriti më tha që ta aktivizoja për tre ndeshje me radhë dhe në ndeshjen e katërt ta ulja në stol. Kur e ula në ndeshjen e katërt nisi të ankohej. E jeton futbollin në një mënyrë shumë pasiononte”, u shpreh Solskjaer
Ronaldo tani po luan tek skuadra e Al Nassr në Arabi, që po bën super paraqitje./Arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation