Jo vetëm futbollistët, të përshirë në skandalin e basteve që ka “goditur” futbollin italian janë edhe agjentët e lojtarëve.
Këtë lajm e ka bërë të ditur “Il Messaggero”, me medien italiane që shpjegon sesi në zbulimet e para dhe pas hetimeve të para dolën edhe emrat e disa agjentëve, përveç futbollistëve dhe sportistëve të tjerë.
Një skandal që shqetëson botën e futbollit në vendin fqinj dhe që do të përfshijë publikisht rreth 30 persona në javët në vijim, sipas asaj që shkruan Gazeta italiane.
Ndërkohë, Prokuroria e Torinos po punon për të zbuluar gjithnjë e më shumë detaje, në pritje të depozitimeve të Tonalit dhe Zaniolos.
Prokuroria me sa duket po përgatit letërporosi për të hyrë në platformat ku futbollistët kanë luajtur baste, kryesisht në Rumani dhe Serbi.
Shumë nga faqet e përfshira tashmë janë bllokuar, por hetimet po vazhdojnë për të rikuperuar të dhënat e nevojshme./ss
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...