Federata e Futbollit të Kosovës, ka vendosur që ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, të shtyhen.
Ky vendim erdhi pasiqë presidentja e Republikës së Kosovës, ditën e nesërme e ka shpallur ditë zie, shkruan Arbresh.info.
Nesër ishin të paraparë që të zhvillohen ndeshjet e dyta të gjysmëfinales, Drita – Prishtina si dhe Ballkani – Suhareka 23’.
Mirëpo këto ndeshje pritet të zhvillohet në mesin e javës së ardhshme, më saktësisht më 24 prill.
Kujtojmë se në ndeshjet e para, Prishtina dhe Drita mbyllën ndeshjen baras, ndërsa Ballkani shënoi fitore minimale ndaj Suharekës me rezultat 0-1./ Arbresh.info
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh