Shqipëria në “grupin e vdekjes” në Kampionatin Evropian, qytetarët optimist për kualifikim tutje

10:05 | 6 Dhjetor 2023
A Z

Shqipëria të shtunën ka mësuar kundërshtarët që do t’i ketë përballë në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”.

Kuqezinjtë janë në grupin B, së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, shkruan Arbresh.info.

Tre kundërshtarë shumë të papërshtatshëm për djelmoshat e Sylvinhos, Spanja ish- kampion Bote dhe Evrope, Italia ish kampion Bote dhe kampione në fuqi e Evropës dhe Kroacia ish kampione e botës dhe medaliste e bronztë në Botërorin e fundit.

Ani pse kundërshtarë të vështirë besimi në Kombëtaren e Shqipërisë, është i madh.

Qytetarët mendojnë se të drejtuarit e Sylvinhos do të arrijnë kualifikimin tutje së paku në fazën e 16-të më të mirëve.

Në qoftë se jo nga pozita e parë, atëherë nga pozita e dytë ose e tretë do të kualifikohet u shpreh njëri nga qytetarët.

Kujtojmë se Kampionati Evropian fillon me 14 qershor dhe mbaron me 14 korrik, të vitit të ardhshëm.

Teksa Shqipëria ndeshjen e parë e luan ndaj Italisë në Dortmund, me datë 15 qershor./Arbresh.info/Drilon Halili/

Të ngjashme