Google ADS

Shoqata për mbrojtjen e futbollistëve: Jemi të shokuar

12:59 | 4 Prill 2022
KRG

Shoqata për mbrojtjen  e të drejtave të futbollistëve në Kosovës ka vendosur të reagoi një ditë pas ndodhjes së incidentit të djeshëm ku u sulmua fizikisht portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.

Kjo shoqatë me anë të  një postimi në Facebook, ka kërkuar që ata që e shkaktuan incidentit të mos kenë me kurrë vend në tribunat e stadiumeve të futbollit kosovar, shkruan arbresh.info.

Ata gjithashtu kanë kërkuar  nga Federata e Futbollit të Kosovës që të marrë masat e duhura duke shpresuar që ky rast të jetë i fundit.

Më poshtë gjeni postiminin e plotë:

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës është e shokuar me incidentin që ngjau dje në Gjilan, dhe dënon ashpër sulmin nga tifozët e klubit futbollistik SC Gjilani ndaj portjerit të KF Ballkani, Stivi Frashëri, me kërkesën që akterët e kësaj ngjarje të mos lejohen më kurrë të përcjellin ndeshje sportive futbollistike, sepse “tifozë” të tillë nuk i duhen as SC Gjilanit – as ndonjë ekipi tjetër të futbollit.

Ne kërkojmë nga Federata e Futbollit të Kosovës të marrë masat e duhura dënuese dhe  parandaluese që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më.

Futbollistët brenda vijave të fushës së lojës janë të shenjtë e të paprekshëm dhe siguria e tyre duhet të jetë e plotë dhe e padiskutueshme.

Duke shpresuar që ky të jetë rasti i fundit që ndodhë në futbollin e Kosovës, urojmë që Stivi Frashëri të shërohet plotësisht dhe t’i kthehet sa më parë dhe më i fortë fushës së blertë. /arbresh.info/

Të ngjashme