Rrahmani zyrtarisht lojtar i Hellas Veronës

17:44 | 27 Qershor 2019
Arbresh.info

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka kompletuar transferimin te Hellas Verona nga Dinamo Zagreb, raporton Gazeta Express.

25-vjeçari kreu me sukses dje testet mjekësore dhe nënshkroi kontratë 4-vjeçari, deri më 2023, por zyrtarizimi ka ardhur vetëm sot, pas kompletimit të dokumentacioneve.

Amiri është i lumtur për këtë aventurë të re në karrierën e tij.

Së fundmi, 25-vjeçari, ishte kapiten i Kosovës në ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë në kualifikimet për “Euro 2020” – nga të cila takime “Dardanët” morën katër pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme