Ronaldo ua di ‘ilaçin’ gjermanëve

18:20 | 26 Shtator 2017
Arbresh.info

Asnjë lojtarë nuk e do Ligën e Kampionëve më shumë se Cristiano Ronaldo, dhe Borussia Dortmund duhet të jetë e kujdesshme kundër ‘Topit të Artë’.

Portugezi e ka gjetur portën dy herë në këtë fillim sezoni me APOEL-in, ndërsa Ronaldo udhëton në gjermani me 12 gola në gjashtë ndeshje.

Ai i ka shënuar tri herë Atletico Madridit dhe Bayern Munichut, ndërsa dy herë ka shënuar me Juventusin në finale.

Signal Iduna Park ka dalë të jetë gjithmonë një stadium shumë i vështirë për Real Madridin, pasi nuk ka fituar asnjëherë.

Por në 19 ndeshje kundër klubeve gjermane, Ronaldo ka shënuar hiq më pak se 23 gola. Ai i ka shënuar katër herë Dotmundit dhe nëntë herë Bayern Munichut.

Ai i ka shënuar Wolfsburgut tri herë dhe Schalke 04, hiq më pak se shtatë herë, shkruan Telegrafi.

Aktualisht ai ka 107 gola në Ligën e Kampionëve dhe kërkon ta mbajë më larg Lionel Messin që është ndjekësi më i afërt.

Të ngjashme