Roma luan nesër luan ndeshjet e kthimit të Play-Offit në Europa League, ndaj Feynordit.
Ndeshja fillon nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.
Para kësaj sfide trajneri italian i Romës, Daniele De Rossi foli fillimisht rreth lojtarëve të tij që ka në disponim për këtë ndeshje.
“Janë djalosha fantastikë këta që kam në dizpozicion, nuk ka nevojë të humbasim shumë kohë sepse ata kuptojnë shpejt. Për Huijsen nuk ka limite, e lexon ndeshjen në mënyrë të përkryer. Duket si një veteran në fundin e karrierës, tani i duhet që të ketë vazhdimësi përgjatë gjithë ndeshjes”, tha De Rossi.
Teksa tutje ai ka treguar çelësin e rezultateve pozitive tek skuadra e Romës.
“Sekreti i rezultateve pozitive? Kam gjetur futbollistë të shkëlqyer dhe kemi ndërtuar një staf me persona të aftë. Ka një atmosferë fantastike. Këtu ndihmojnë edhe rezultatet dhe ndjehemi mirë që kemi pasur edhe fatin me vete në disa raste. Feyenoord është një skuadër e vështirë dhe që shënon gola. Do të jetë një ndeshje e vështirë në të cilën ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë”, u shpreh De Rossi.
Ndeshja e parë në Holandë mes Feynordit dhe Romës ka përfunduar me rezultat 1-1./Arbresh.info/
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...