Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i paraparë të mbahet më 6 prill, me gjasë do të shtyhet.
“Korneri.net” raporton nga burime të saja se Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, pritet të marrë vendim të prerë që ky Kuvend të mos mbahet, por të shyhet për më vonë.
Për të konfirmuar lajmin, arbresh.info ka kontaktuar me ministrin Çeku, i cili nuk pranoi të prononcohet, duke u arsyetuar se është shumë vonë dhe duke mbyllur telefonin.
Poashtu, mediumi në fjalë raporton se Kuvendi duhet të mbahet në muajin korrik, atëherë kur presidentit aktual, Agim Ademi i skadon edhe zyrtarisht mandati.
Ndryshe, para dy ditësh zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për president të FFK-së, edhe Gramoz Vokrri, i cili do të jetë kundërkandidat i presidentit aktual, Agim Ademi./Arbresh.info/
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...