Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm raundi i parë

11:43 | 17 Nëntor 2024
E.H

Ramiz Brahimaj ka shënuar fitore të jashtëzakonshme në UFC, ku mposhti kundërshtarin, Mickey Gall në raundin e parë në Nju Jork.

Kosovari me një mori grushtesh arriti ta rrëzojë kundërshtarin e tij e i cili nuk u ngritë më në këmbë për ta vazhduar meçin.

Gjyqtari ndërhyri për të ndalur përballjen dhe fundi erdhi pas 2:55 minutave të parë.

“Një nga ndjenjat më të mira në botë. Kam kaluar shumë turbulenca këto dy vitet e fundit. Isha aq i zemëruar me veten për kaq shumë kohë sa nuk e lashë kurrë. Sonte, e dija. Unë jam në shtëpi. Unë jam një bombardues i Bronksit”, tha Brahimaj pas fitores./klankosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme