Ylli kosovar i Ballkanit, Qëndrim Zyba ka bërë hapin e madh në karrierën e tij, duke u transferuar tek gjigandi polak, Legia Warszaw.
Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Ballkanit, në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Zyba do t’i bashkohet polakëve në formën e huazimit me të drejtë blerje.
Mesfushori i kombëtares së Kosovës ka bërë paraqitje fenomenale sikur me Ballkanit në garat evropiane, ashtu edhe me kombëtaren duke rënë në sy të gjigandit polak.
Ai ka qenë i ndjekur nga agjentët e ekipit polak edhe në fazën përgatitore që Ballkani e zhvilloi në Turqi, ku luajti edhe një miqësore me skuadrën tjetër polake, Jagiellonia.
Kujtojmë se Zyba iu bashkua në ekipin polak lojtarit tjetër shqiptar, Ernest Muçi i cili përfaqëson kombëtaren e Shqipërisë./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...