Publikohet formacionin më të mirë të vitit 2023, mungon Cristiano Ronaldo

17:19 | 9 Janar 2024
D.H
Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), publikoi 11-tëshen ideale për vitin 2023.
Në këtë formacion dominojnë lojtarët e Manchester Cityt, skuadër që fitoi tripletën, shkruan Arbresh.info.

Ndërkaq, në 11-shen nga IFFHS nuk ka vend për golashënuesin më të mirë të vitit 2023, Cristiano Ronaldo ndërsa nuk mungon fituesi i Kupës së Botës, Lionel Messi.

Ederson i Manchester Cityt është në portë, mbrojtja përbëhet nga Ruben Dias, Kim Min-Jae dhe Alphonso Davies.

Në mesfushë, ska se si mos të mungojë Jude Bellingham, përveç tij janë edhe Rodri, De Bruyne dhe Lionel Messi.

Kurse sulmi është i përbërë nga Haaland, Harry Kane dhe Kylian Mbappe.

Në këtë formacion vërehet mungesa top golashënuesit të vitit 2023 Cristiano Ronaldo./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme