PSG goditet me lajme të këqija para ndeshjes ndaj Real Madridit

19:58 | 2 Shkurt 2022
KRG

Paris Saint-Germain do të ballafaqohet kundër Real Madridit në kuadër të raundit të 16-të në Champions League, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet më 15 shkurt.

“RMC Sport” shkruan se parisienët sot kanë marrë një lajm jo të mirë në lidhje me Sergio Ramosin, ku thuhet se ai ka pësuar sërish një lëndim  muskulor dhe  është në dyshim debutimi i tij në ndeshjen ndaj madrilenëve.

Spanjolli më herët ka qenë pjesë e skuadrës  së Real Madrid ku në afatin kalimtar veror është transferuar drejt Paris Siant-Germain pë parametra zero.

Ndërsa deri më tani, 35-vjeçari ka zhvilluar vetëm një ndeshjen me fanellën e skuadrës franceze, pasiqë në shumicën e ndeshjeve, ka qenë i lënduar. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme